"Nuk e lejojmë të largohet", De Gea i thotë Real Madridit ta "harrojnë" Alejandro Garnachon - NACIONALE

"Nuk e lejojmë të largohet", De Gea i thotë Real Madridit ta "harrojnë" Alejandro Garnachon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Portieri David de Gea i ka thënë Real Madridit ta harrojnë transferimin e sulmuesit Alejandro Garnacho nga Manchester United.

Argjentinasi ka impresionuar këtë edicion te "Djajtë e Kuq" dhe raportohet se është duke u vëzhguar prej afërmi nga Real Madrid.

Mirëpo, portieri veteran i Man Unitedit i ka bërë me dije Real Madridit se nuk do ta transferojnë lojtarin.

Duke folur për shtypin spanjoll gjatë miqësores së fundit, një ndër pyetjet që i mori vëmendjen ishte për Garnachon, derisa përgjigja e tij ishte e qartë: "Ne nuk e lejojmë të largohet".

Garnacho arriti te Manchester Unitedi pas largimit nga Atletico Madrid, derisa "Los Blancos" po shpresojnë ta bindin për rikthimin në Spanjë.

Interesimi i gjigantit madrilen mund të jetë shqetësim për 20 herë kampionin e Anglisë, sidomos duke marrë parasysh se talenti ka nisur për mrekulli karrierën në "Old Trafford".

18-vjeçari ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e fundit dhe shihet si një ndër talentët më emocionues.

Argjentinasi madje arriti të shënojë golin vendimtar në ndeshjen e fundit si mysafir kundër Fulham për t'i dhënë skuadrës së tij një fitore vendimtare përpara pushimit për Kupën e Botës.

Garnacho dhe Manchester United kthehen në futboll konkurrues pas Kupës së Botës me një ndeshje të Carabao Cup kundër Burnley.

Kjo do të jetë një mundësi tjetër për të riun që të impresionojë dhe potencialisht të mbyllë një vend në formacionin fillestar të Erik ten Hag.

Lajme të ngjashme