“Nuk do të ndalemi”, Arteta paralajmëron Liverpoolin në garën për titull - NACIONALE

“Nuk do të ndalemi”, Arteta paralajmëron Liverpoolin në garën për titull

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta insiston se Arsenali nuk do të ndalet së luftuari për titullin e Premierligës.

“Topçinjtë” iu afruan në vetëm katër pikë Liverpoolit, edhe pse kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar, pas fitores së rëndësishme në udhëtim te Leicesteri.

Tekniku spanjoll është i sigurt se Arsenali mbetet i fokusuar për t’i fituar 13 ndeshjet e mbetura.

“Vërtetë e duam. Pavarësisht se çfarë ndodhë, ose vështirësive që do të përballemi, do të provojmë deri në fund”.

“Skuadra e dëshiron këtë, kemi pasur shtatë ose tetë muaj që punojmë. Nuk do të ndalemi. Le të shikojmë se sa larg mund të shkojmë”.

“Të shohim çfarë do të ndodhë. Ne vetëm mund të kontrollojmë atë që është në dorën tonë. Por, kurdo që shkon në një stadium kundërshtar është tmerr. Është vështirë, duhet të jesh në më të mirën për të fituar. Do të jetë një rrugëtim i gjatë”.

Ndër të tjera, Arteta dha lëvdata për Mikel Merinon, i cili luajti në pozitën e qendërsulmuesit shkaku i mungesave të Kai Havertz e Gabriel Jesus, megjithatë realizoi dygolësh.

“I thashë se do të shënonte. Është kërcënim para portës. Por, është më e lehtë për t’u thënë se të bëhet. Mikel asnjëherë nuk ka luajtur si numër nëntë. Por, mund ta nuhasë rrezikun, pastaj e ekzekuton”.

“Kishte shumë debat. Nuk doja ta çmendja, i thashë në mëngjes se ndoshta mund të luajë aty. Ai e fitoi ndeshjen për ne”.

Lajme të ngjashme