Norwich City tregon mungesë të madhe respekti për Milot Rashicën - NACIONALE

Norwich City tregon mungesë të madhe respekti për Milot Rashicën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Norwich Cityt i është kujtuar vetëm sot të njoftojë se e ka huazuar Milot Rashicën në Galatasaray, në një postim në rrjetet sociale që është parë si mungesë respekti ndaj sulmuesit kosovar.

Rashica iu bashkuar Galatasarayt në një marrëveshje huazimi të thjeshtë njëvjeçar javën e kaluar, por klubit të tij anglez i ra ndër mend të njoftojë disa ditë më vonë, pasi 26-vjeçari e kreu vizitat mjekësore, hodhi firmën dhe bëri debutimin në fushë.

Galatasaray njoftoi të enjten më 8 shtator se e ka huazuar Rashicën nga klubit i Championship të Anglisë për një vit.

Ndërsa Norwichin s’iu bë fare vonë dhe njoftoi vetëm të hënën më 12 shtator, pra katër ditë më vonë.

“Milot Rashica e ka kompletuar huazimin njëzezonal te skuadra turke Galatasaray SK. Përfaqësuesi i Kosovës do ta kalojë sezonin 2022/23 me 22 herë kampionin e Turqisë”, thuhet në njoftimin e Norwich Cityt.

Si ndryshuan gjërat shumë shpejt për Rashicën

Milot Rashica ishte titullar i rregullt për Norwichin sezonin e kaluar në Premierligë, duke i shënuar dy gola në 35 paraqitje.

Por me rënien e klubit në kategorinë e dytë të futbollit anglez, ra edhe forma e Rashicës njëkohësisht.

Trajneri i Norwichit Dean Smith e la anësorin kosovar jashtë skuadrës në disa ndeshje të Championship dhe largimi i 26-vjeçarit ishte i pashmangshëm.

Smith u ankua se Rashica nuk po e arrinte më as standardin e vet: "Ai ka punuar tepër shumë, por ndonjëherë thjeshtë nuk ndodh. Ai doli nga skuadra kur mendova se nuk ka luajtur në standardet që mundet dhe lejoi njerëzit e tjerë ta marrin atë mundësi. Kur ndodh kjo, bie nga renditja".

Ai tregoi se Rashica ishte i palumtur dhe donte të largohej drejt një skuadre ku mund të gjente hapësirë për të luajtur.

"Miloti ka qenë i zemëruar që nuk ka luajtur dhe kjo i dha shansin që të shkojë dhe të luajë në një fazë të mirë të futbollit dhe për një klub shumë të mirë", tregoi Smith.

"Është një marrëveshje që të gjithë menduam se është e mirë, për klubin që ta lejojë të luaj dhe ai donte të shkonte gjithashtu. Pra është një fitore për dy palët".

"Ai dëshironte ta pranonte dhe ne jemi të lumtur për të që bëri kështu me opsionet që kemi ne", përfundoi ai.

Lajme të ngjashme