Norwich City shkarkon trajnerin që e çoi Milot Rashicën në Turqi - NACIONALE

Norwich City shkarkon trajnerin që e çoi Milot Rashicën në Turqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Norwich City ditën e martë ka ndarë rrugët me kryetrajnerin Dean Smith.

Përmes një komunikate zyrtare, Norwich City njoftoi se shkaku i objektivave që nuk po arrihen kanë vendosur ta ndërprejnë bashkëpunimin.

"Norwich City kanë ndarë rrugët me kryetrajnerin Dean Smith. Derisa klubi vazhdon me objektivat për këtë edicion, bordi beson se është koha e duhur për të bërë ndryshime", shkruhet në komunikatë.

Pjesë e skuadrës angleze është edhe Milot Rashica, futbollist që është huazuar te klubi turk, Galatasaray.

Një ndër arsyet e kalimit të kosovarit në Turqi ishte vetë Smith, me trajnerin që e largoi nga formacioni bazë e derisa as nuk e ftoi në disa ndeshje.

Drejtori sportiv i Norwichit, Stuart Webber deklaroi se ishte një vendim i vështirë, por i domosdoshëm për inkuadrimin në Premierligë.

"Ky ishte një vendim i vështirë, por u pa si i nevojshëm që të nxjerrim më të mirën për të arritur objektivin tonë për promovimin në Premierligë këtë edicion".

"Ne duam të falënderojmë Dean, Craig dhe Liam që gjithashtu kanë vendosur interesin më të mirë të klubit së pari", tha ai.

Në anën tjetër, Galatasaray është në negociata me klubin anglez për blerjen e kartonit të Rashicës, pasi janë impresionuar me paraqitjet e yllit kosovar.

Lajme të ngjashme