Norwich City e zbret çmimin e kërkuar për Milot Rashicën, çështje ditësh transferimi te Galatasaray
Norwich City e ka zbritur në vetëm 6.5 milionë euro çmimin e kërkuar nga Galatasaray për kartonin e Milot Rashicës.
Tashmë e disa javë është bërë e qartë se kosovari dëshiron kalimin vetëm te gjiganti turk, duke refuzuar edhe rivalët Fenerbahce dhe Besiktas.
Galata që disa ditë është në negociata me klubin anglez, me këta të fundit që janë të gatshëm ta shesin Rashicën për vetëm 6.5 milionë euro.
“Një vendim i qartë pritet këtë javë të bëhet për të ardhmen e Milot Rashicës. Klubi i kosovarit Norwich ka zbritur çmimin në 6.5 milionë euro”.
“Derisa Galata dëshiron të negociojë një herë të fundit, transferimi pritet të zyrtarizohet së shpejti”, shkruan “Fanatik”.
Ndërkohë, gazetari Nicolo Schira shkroi se një marrëveshje e tillë po kompletohet dhe që Rashica ka marrëveshje personale me Galatasaray deri më 2027.
Milot #Rashica is getting closer to return to #Galatasaray from #Norwich. Talks in progress between 2 clubs to try to reach an agreement. The winger has already an agreement in principle with Gala for a contract until 2027. #transfers #NCFC https://t.co/p87BObXHgF
— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 31, 2023
Kosovari kaloi edicionin më të mirë të karrierës duke fituar titullin kampion në Turqi, derisa ishte pjesë e formacionit të vitit në Superligën turke.
Në rast transferimi, ai do të krijojë një treshe mjaftë sulmuese pranë Mauro Icardi dhe Wilfried Zahas, ngase sezonin e kaluar e la në bankë Nicolo Zaniolon, që po ëndërron kalimin te Juventusi.
