Nora Gjakova triumfon kundër xhudistes nga Serbia, kalon në gjysmëfinale
Sot po mbahet Grand Slam Baku në Azerbejxhan, ku po garon edhe xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova.
Xhudistja pejane ka mposhtur në çerekfinale garuesen nga Serbia, Marica Persiq.
Në gjysmëfinale, siç raporton Klan Kosova, Gjakova do të takohet me Julie Beurskens, xhudiste nga Holanda.