Nora Gjakova e artë në Baku Grand Slam, e mposht në finale Eteri Lipartelianin - NACIONALE

Nora Gjakova e artë në Baku Grand Slam, e mposht në finale Eteri Lipartelianin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Krenaria e Kosovës, Nora Gjakova, është treguar e jashtëzakonshme sot, kështu duke fituar medaljen e artë në Grand Slam që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit në kategorinë deri në 57 kilogram, pasi mposhti gjeorgjianen, Eteri Liparteliani.

Ajo në kategorinë deri në 57 kilogram u tregua superiore, duke fituar katër luftëra gjithsej.

Në raundin e dytë u takua me polaken Arleta Podolak, të cilën e kaloi lehtësisht, duke e mposhtur me Ippon. Me të njëjtin përfundim e mposhti edhe gjermanen Seija Ballhaus, por kjo luftë ishte paska më e mundimshme, për të fituar vetëm në ‘Golden Score’, për të kaluar në çerekfinale.

Në çerekfinale u takua me garuesen me përvojë, Priscilla Gneto, por garuesja kosovare në formë fantastike e rrëzoi me Ippon, për të shkuar në gjysmëfinale. Se ishte në formë tejet të lartë tregoi edhe gjysmëfinalja, ku kundër turkes Hasret Bozkurt u tregua e pakonkurrencë, duke fituar betejën e katërt rresht me Ippon.

Nora Gjakova e fitoi të artën, pasi në finale e mposhti me Waza-ari garuesen Liparteliani.

Kjo është medalja e tretë në këtë vit për Gjakovën dhe e para e artë, pasi dy parapraket ishin të argjendta.

Lajme të ngjashme