Njeriu i rekordeve: CR7 mund të shkruajë nesër sërish historinë - NACIONALE

Njeriu i rekordeve: CR7 mund të shkruajë nesër sërish historinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo mund ta thyejë rekordin e FIFA-s për më së shumti paraqitje për meshkujt, duke regjistruar ndeshjen e 197-të nëse luan nesër.

Portugalia do të përballet me Litenshtajnin në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për "Euro 2024" dhe përzgjedhësi Roberto Mancini e ka ftuar pesë herë fituesin e Topit të Artë në kuadër të këtyre kualifikuesve.

Ronaldo në paraqitjen ndaj Marokut barazoi legjendën Badr Al-Mutawa duke zhvilluar 196-të ndeshje ndërkombëtare.

Ish ylli i Manchester Unitedit është duke vazhduar ta mbajë formën e lartë te Al Nassr, kësisoj mori ftesën nga Martinezi dhe me një paraqitje tjetër do të vendosë një rekord të ri.

Ronaldo zhvilloi ndeshjen e parë për Portugalinë në moshën 18-vjeçare, kur zëvendësoi Luis Figon në një miqësore ndaj Kazakistanit në vitin 2003.

38-vjeçari shënoi golin e parë për kombëtaren portugeze derisa zhvillonte paraqitjen e tetë, atë ndaj Greqisë. Shtatorin e kaluar, ai theu rekordin e Ali Daei për më së shumti gola të shënuar për meshkuj, duke regjistruar plot 109-të.

Tani vetëm disa muaj më vonë, Ronaldo numëron 118-të për Portugalinë dhe mbetet të shihet nëse do të jetë kyç te Martinezi në ndeshjet e radhës.

Lajme të ngjashme