“Njerëzit flasin shumë” – Neymari i godet kritikët e Leo Messit - NACIONALE

“Njerëzit flasin shumë” – Neymari i godet kritikët e Leo Messit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, i ka goditur kritikët e bashkëlojtarit të vet, Lionel Messi, pas triumfit 4:0 kundër Nantes në finale të Superkupës së Francës.

Sulmuesi argjentinas ishte lojtari më i mirë duke i ndihmuar kampionit francez ta fitojë trofeun e parë të sezonit të ri, pasi e shënoi golin e parë kundër fituesit të Kupës së Francës sezonin e kaluar.

Messi dhe Neymari u kritikuan shumë sezonin e kaluar, pasi ata dhe PSG-ja dështuan t’i përmbushnin pritjet, por ata e kanë nisur sezonin e ri 2022/23 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Neymari i doli në mbrëmje shokut të sulmit kur u pyet nëse paraqitja e tij të dielën ishte fillimi i një Messit të ri në PSG.

“Nuk mendoj ashtu. Mendoj se njerëzit flasin shumë”, tha Neymar për Prime Video.

“Ata nuk e dinë se çfarë ndodh çdo ditë, se çfarë ndodh brenda. Leo është Leo. Ai është ende Leo, nuk ndryshon. Ai vazhdon ta bëjë dallimin. Ai përshtatet”, theksoi ai.

Neymari shtoi: “Natyrisht se ne shpresojmë se çdo gjë do të shkojë mirë për neve treve, për mua, për Leon, për Kylian Mbappen. Nëse ne tre jemi mirë, jam i sigurt se është mirë për ekipin”.

Çfarë pritet nga Messi dhe Neymar në PSG?

Messi dhe Neymari ishin cak i tifozëve të PSG-së sezonin e kaluar për shkak të dështimit të skuadrës në Ligën e Kampionëve.

PSG-ja u rrëzua nga gara në rrethin e 16 më të mirëve, pasi u mposht nga Real Madridi, skuadra që në fund e fitoi titullin.

Messi kishte statistika të mira në garën evropiane, pasi i shënoi pesë gola në shtatë ndeshje, por gjashtë golat e tij në Ligue 1 bënë që shumë njerëz ta cilësojnë si shumë të dobët sezonin e tij, megjithëse ai i kishte regjistruar hiç më pak se 14 asiste.

Tani pritet shumë më shumë nga ish-heroi i Barcelonës, pasi PSG-ja do të kërkojë më shumë trofe dhe natyrisht Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e trajnerit të ri Christophe Galtier.

Lajme të ngjashme