Një tjetër lojtar lë përfundimisht Kosovën? Agon Sadiku ftohet te Finlanda U21
Qendërsulmuesi Agon Sadiku do të jetë pjesë e kombëtares së Finlandës U21 për ndeshjet e marsit.
Edhe pse vitin që lamë pas zhvilloi disa ndeshje me Kosovën, Sadiku mesa duket ka vendosur që në nivelin ndërkombëtarë ta përfaqësojë Finlandën.
Finlanda U21 në muajin mars do t'i zhvillojë dy ndeshje, ndaj Maqedonisë së Veriut, respektivisht Bullgarisë e pjesë e listës është edhe Sadiku.
HJK:n Matti Peltola ja AC Oulun Noah Pallas täydentävät Huuhkajien joukkueen EM-karsintaotteluihin Tanskaa ja Pohjois-Irlantia vastaan! 🦉🇫🇮
— Huuhkajat (@Huuhkajat) March 17, 2023
➡️ https://t.co/oatlQOBJnN#Huuhkajat #MeOlemmeSuomi pic.twitter.com/LNkJx2Mkyi
I pakënaqur me mënyrën si u prit nga Kosova
Përzgjedhësi Alain Giresse e ftoi Sadikun për dy miqësoret ndaj Armenisë, respektivisht Ishujve Faroe, me qendërsulmuesin që mori pjesë në dy takimet por nuk arriti ta dëshmojë vetën.
Pa kaluar një muaj, Sadiku pranoi ftesën e Finlandës A për dy ndeshje tjera miqësore, por ajo që bëri befasi ishte deklarata e tij ku thoshte se Kosova nuk ishin të sigurt nëse e donin.
“Paksa duket që Kosova nuk ka qenë e sigurt nëse më dëshironte ose jo. Shkova për të luajtur në dy ndeshje, por nuk dukeshin të sigurt që më donin dhe se çfarë plani kishin për mua”.
Në prononcimin e tij përmendi edhe përzgjedhësin Giresse: “Fola edhe me përzgjedhësin e kombëtares dhe dukej se nuk ekzistonte një plan më i gjatë se ai (i dy ndeshjeve që zhvilloi në nëntor)”, kishte deklaruar ai.
Sidoqoftë, të kundërtën e kishte deklaruar kur mori ftesë nga Kosova duke thënë se është ndjerë shumë mirë.
“Shumë i kënaqur që më ka thirrur Kosova. Nuk mund të them e pabesueshme, por jam ndier shumë mirë që kam mundur të luaj për Kosovën.
"Konkurrenca te Kosova kuptohet është më e fortë se te klubi ku luaj, por jo e pamundur për mua që të mund të luaj. Kam pak kohë te Kosova dhe sigurisht që do të kem mundësi të bëj më mirë”, deklaroi ai në tetorin e vitit 2022.
