Një tifoz i Newcastle Unitedit goditet me thikë në Milano
Një tifoz i Newcastle Unitedit ka shkuar me urgjencë në spital mbrëmjen e së hënës, pasi u godit me thikë në Milano dhe Policia italiane është duke hetuar nëse rasti ka lidhje me futbollin, siç raporton Sky Sport Italia.
Një tifoz i Newcastle u godit me thikë në lagjen Navigli të Milanos dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Policlinico të hënën, raporton Sky Sport Italia.
BREAKING: A Newcastle fan is in hospital after being stabbed in Milan last night. pic.twitter.com/4ratPEWwkj
— Sky Sports News (@SkySportsNews) September 19, 2023
Mbështetësi anglez u godit në shpinë dhe dy herë në krahë, por nuk besohet të jetë në gjendje kritike.
18.09.2023, Milan🇮🇹 - Newcastle United🏴, Newcastle fan stabbed last night https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/zHGqQbmo7H
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) September 19, 2023
Sky Sport pretendon se Policia italiane DIGOS po heton nëse sulmi kishte lidhje me futbollin dhe nëse ultrasit e Milanit kanë ndonjë lidhje me të.
Mbi 6,500 tifozë të Newcastles kanë udhëtuar për në Milano për ndeshjen e parë të ‘Magpies’ në Ligën e Kampionëve në 20 vitet e fundit. Shumë mbështetës anglezë mbushën të hënën lokalet në Navigli, por atmosfera nuk dukej kërcënuese apo e rrezikshme.
Sky Sport Italia tha se situata ishte nën kontroll në qendër të qytetit të Milanos të martën në mëngjes pa asnjë tension midis tifozëve kuqezi dhe tifozëve që udhëtonin.
Milani e pret Newcastle Unitedin sot në ndeshjen hapëse të sezonit 2023/24 të Ligës së Kampionëve, me përballjen që fillon në 18:45.
#MilanNewcastle #UCL #SkyUCL #SkySport #ChampionsLeague https://t.co/ua5wY7h3KZ
— skysport (@SkySport) September 19, 2023