“Një kafe ka kushtuar më shumë se ne, duam dhuratë” – Calhanoglu dhe Thuram tallen me presidentin e Interit - NACIONALE

“Një kafe ka kushtuar më shumë se ne, duam dhuratë” – Calhanoglu dhe Thuram tallen me presidentin e Interit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi e fitoi titullin e 20-të të Serie A-së natën e kaluar me fitoren ndaj rivalit të qytetit Milanit, por festa ka vazhduar edhe sot.

Dyshja Hakan Calhanoglu dhe Marcus Thuram u tallën me presidentin e Interit, me këtë të fundit që siç u duk u pendua që u fut në ‘live’.

Thuram në formë shakaje i tha presidentit se duan dhuratë, pasi kanë kushtuar së bashku zero euro.

President, ju na morët për zero euro”, e filloi Thuram, me Calhanoglu që vazhdoi duke thënë: “Kafja kushton më shumë se ne.”

“Calhanoglu dhe Thuram zero euro, duhet të na bësh një dhuratë,” e vazhdoi sulmuesi francez, nga ku shpërthyen të qeshurat.

Presidenti i Interit reagoi duke qeshur, ku tha: “Ishte një gabim që hyra me ju në live, ishe gabim.

Dy yjet kanë qenë lojtarë kyç në sezonin fantastik të Interit, duke kontribuuar në 33 gola total, duke llogaritur gola + asiste.

Interi nga sezoni i ardhshëm do të ketë dy yje në fanellë, fal triumfit në këtë sezon.

Lajme të ngjashme