Nicolas Pepe: Pësova traumë te Arsenali, isha afër pensionimit - NACIONALE

Nicolas Pepe: Pësova traumë te Arsenali, isha afër pensionimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Nicolas Pepe është rikujtuar për kohën e kaluar te Arsenali, duke thënë se ishte periudha më e keqe e karrierës ku e konsideroi edhe pensionimin.

Pepe vlerësohet si dështimi më i madh në historinë e Arsenalit, skuadër kjo që pagoi 75 milionë euro.

Në një intervistë së fundmi, anësori këmbëshpejtë ka treguar se ka pësuar një lloj traume, ndërsa ishte edhe afër pensionimit.

Sigurisht që kam dështuar te Arsenali. Janë të rrallë futbollistët që shënojnë 25 gola kur bëhen me ekip të ri, por kurrë s’besoja se do të bija në atë nivel në Premierligë”.

Mora shumë kritika dhe ofendime, ishin në kufijtë e ngacmimeve. Njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë se sa ndikon presioni psikologjikisht. Të ndikon në familje dhe pasoja dalin në fushën e blertë”.

Lojtarët duhet të ndihmohen përballë kritikave, pësova një lloj traume te Arsenali”.

Futbolli nisi të më neveritej, më dukej sikur po më largohet i tërë pasioni për futbollin. Kisha shumë pyetje në mendje. Kisha dyshime, pyesja vetën se pse po merresha me këtë profesion. Isha pranë pensionimit”, deklaroi ai.

Pepe edhe pse kushtoi shumë, arriti të realizonte vetëm pesë gola në sezonin e parë, 10 në vitin e dytë e pastaj kontribuoi me vetëm një në edicionin e tretë.

Lajme të ngjashme