Nga Siberia në Londër: Zbulohet se si Abramovichi e ngriti Chelsean përmes kompanive fiktive - NACIONALE

Nga Siberia në Londër: Zbulohet se si Abramovichi e ngriti Chelsean përmes kompanive fiktive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërsa lojtarët e Chelseat po festonin triumfin në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2021, Roman Abramovich bëri një nga paraqitjet e rralla publike në tribunë të stadiumit.

Ish-pronari i klubit nuk kishte mundur të ndiqte ndeshjet e skuadrës së tij për tri vite në Stamford Bridge, pasi Mbretëria e Bashkuar nuk ia kishte rinovuar vizën, por finalja e atij viti në Ligë të Kampionëve u zhvillua në Portugali, çka e lejoi oligarkun rus të merrte pjesë dhe të festonte e pinte së bashku me lojtarët.

Roman Abramovich

Abramovich nuk kishte transformuar vetëm Chelsean, pasi strategjitë e tij të shpenzimeve ishin ndër faktorët që shtynë autoritet e futbollit të ndryshonin rregulloren për shpenzime në transferime.

Në vitin 2003, Roman Abramovich bleu klubin londinez, për të filluar një epokë e re në futboll, raporton Nacionale.

Nga ajo kohë, dihej mirë se pasuria e oligarkut rus buronte nga ‘Sibneft’ që është gjigant i naftës dhe gazit, që ishte krijuar nga privatizimi i aseteve shtetërore pas kalimit nga komunizmi në Rusi.

Llogaritë financiare të Chelseat me kalimin e viteve ofronin shumë pak nga origjina e kredive pa interes, para këto që Abramovich i kthente në investim te Chelsea.

Nga shërbimet financiare ‘në det të hapur’ me bazë në Qipro rrodhën një sasi dokumentesh nga ‘Dosjet e Oligarkut’, se si kjo kompani jepte para te Abramovich dhe të njëjtat shkuan në llogaritë e klubit të tij.

Pas hulumtimeve të The Guardian, u zbulua një labirint kompanish të përdorura për të financuar perandorinë e Abramovichit në Stamford Bridge. Në këto hulumtime tregohet se marrëveshjet e biznesmenit rus ishin arritur nën përcjelljen e Kremlinit.

Shpenzimet e mëdha, suksesi i garantuar

Kompania mëmë e Chelseat, Fordstam LTD, tregonte se si ishte marrë një kredi prej 224 milionë dollarë menjëherë pas blerjes së klubit dhe ishte pa interes, por që nuk kishte as edhe një dokument rreth origjinës së fondeve.

Dosjet e rrjedhura tani, ofrojnë pasqyrë të re. Dokumentet zbuluan se kjo kredi nga kompania mëmë erdhi nga Kelvedon Worldwide LTD, që ishte po ashtu në pronësi të Abramovich me qendër në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Këto para e filluan transformimin e Chelseat. Në dy vitet e ardhshme të kaltrit kaluan me shpenzime gjigantët evropianë si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, duke shpenzuar afër 250 milionë euro, ku u blenë Arjen Robben dhe Didier Drogba dhe disa të tjerë, përcjell Nacionale.

Arjen Robben dhe Didier Drogba

Këto shpenzime të majme u shpërblyen, pasi 50 vite pas titullit të parë anglez të Chelseat, klubi fitoi dy tituj të Premierligës rend, në 2005 dhe 2006, që u pasuan pastaj edhe me tre tituj të tjerë, si dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve, me një periudhë të gjatë suksesi që shumë pak klube angleze e kanë arritur.

Lexo më shumë këtu

Lajme të ngjashme