Nga PSG-ja te Drita, Intelektualët e prezantojnë sulmuesin francez - NACIONALE

Nga PSG-ja te Drita, Intelektualët e prezantojnë sulmuesin francez

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi francez, Alexandre Fressange, është përforcimi më i fundit nga Drita, me 23-vjeçarin që dikur ishte pjesë e Paris Saint-Germain.

Intelektualët njoftuan në rrjetet sociale se kanë arritur marrëveshje me Fressange, i cili luan në pozitën e sulmuesit.

Por më e bujshme është fakti se 23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së PSG-së, ku u stërvit me emra të mëdhenj e për një kohë trajner e pati Mauricio Pochettinon.

Fressange, i lindur në Paris të Francës, me vlerë aktuale në market prej 150 mijë eurove, kaloi të gjitha grupmoshat te PSG, ku në vitin 2018 si 18-vjeçar nënshkroi kontratë profesionale me ekipin e parë.

Por karriera e tij pësoi rënie të madhe, duke mbetur fillimisht pa klub, e më pastaj u transferua te skuadra tjetër e kryeqytetit, Paris FC, ku aty luante për skuadrën e dytë.

Dy sezonet e fundit ai ka qenë pjesë e kësaj skuadre, ku ka shënuar pesë gola.

Ai tani nga Paris FC është transferuar si lojtar i lirë te Drita, ku ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Lajme të ngjashme