Neymar zbulon bisedën me Leo Messin pasi kaloi te Inter Miami
Neymar ka treguar se ka folur me sulmuesin Lionel Messi mbi të ardhmen e tij dhe e ka inkurajuar që t’i bashkohet Inter Miamit.
Argjentinasi vendosi t’i jep fund aventurës evropiane duke u larguar përfundimisht nga PSG-ja pas dy viteve dhe do ta vazhdojë karrierën në MLS.
Ai ishte i lidhur deri vonë me rikthimin te Barcelona por vendosi të mos i pret katalunasit që të punojnë tërë verën me shpresën për t’u rikthyer.
Edhe pse vendimi i Messit ishte befasi për të gjithë, Neymar ka zbuluar se ai ishte në dijeni se një situatë e tillë do të ndodhte.
“E kam ditur. Messi është një ndër miqtë e mi më të mirë dhe dhe dhuratë që loja ma ka dhënë”.
“Kisha shansin të luaj me të dhe u bëmë miq. E dija se do të vinte në Miami dhe kishim biseduar për këtë gjë”.
“I thashë se do të ishte shumë i lumtur shkaku i qytetit dhe mënyrës së jetës këtu dhe jam i sigurt se do ta ndryshojë tërë ligën në Amerikë”.
Si Neymar nuk mendoi ish bashkëkombësi i Messit, Sergio Aguero që kishte thënë se Barcelona s’kishte bërë gjithçka.
“Barcelona s’bëri mjaftueshëm për rikthimin e Leo Messit. Ishte problemi me La Liga-n dhe situatën ekonomike, por Leo mori vendimin e duhur që nuk priti deri në sekondën e fundit siç bëri më 2021”.