KATAR 2022 | Neymar zbulon bisedën mbështetëse që kishte me Rodrygon pas eliminimit nga Kupa e Botës
Sulmuesi Neymar ka zbuluar bisedën mes tij dhe Rodrygos në një "story" në Instagram duke ndjekur eliminimin pas humbjes në çerekfinale ndaj Kroacisë.
Rodrygo ishte një ndër dy lojtarët që dështuan nga pika e bardhë, me mbrojtësin e PSG-së, Marquinhos i cili dështoi gjithashtu.
Neymar ishte paraparë të gjuante i pesti, por shkaku i rezultatit nuk kishte shansin që ta realizonte një gjë të tillë.
Pas kësaj humbje, një ndër më të kritikuar ishte Rodrygo, i cili dështoi nga pika e bardhë, por ai ka pasur mbështetjen e Neymarit.
Neymar i shkroi: "Jam këtu për të të thënë që je yll, është nder që jam pjesë e karrierës tënde, të dëgjoj duke më quajtur si idhullin tënd dhe të shoh duke u bërë një ndër yjet në Brazil".
"Kam bërë shumë gabime në karrierë dhe kam mësuar prej tyre. Por, asnjëherë nuk u dorëzova, gjithmonë kam shikuar të përmirësohem dhe të bëj gjithçka perfekte".
Ai vazhdoi pastaj duke e inspiruar yllin e Real Madridit që të vazhdojë në këtë mënyrë.
"Qëndro i qetë, këto kritika dhe presioni do të të bëjë më të fortë dhe do të kujtohet çfarë të kam thënë "Ti do ta sjellësh një kupë në Brazil".
"Të uroj të gjithë suksesin e botës, distancohu këto ditë, pusho dhe riktheu. Jam këtu për çfarë do që ke nevojë. Jemi se bashku".
Pas këtyre fjalëve, Rodrygo ishte tejet i lumtur që mori këtë numër mesazhesh mbështetëse.
"Faleminderit idhulli im, për të gjithë nga zemra. Më vjen keq që ta shtyva ëndrrën tënde gjithashtu. Jemi gjithmonë bashkë dhe faleminderit", i ktheu përgjigje Rodrygo.
📲 Neymar’s Whatsapp messages to Rodrygo after Brazil’s loss. pic.twitter.com/uGlFvAXoZh
— Madrid Zone (@theMadridZone) December 11, 2022
Rodrygo do të rikthehet tani te Real Madrid, me të cilët synon titullin e La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve.