Neymar pas eliminimit nga Kupa e Botës: Jam i shkatërruar psikologjikisht - NACIONALE

Neymar pas eliminimit nga Kupa e Botës: Jam i shkatërruar psikologjikisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Brazilit, Neymar, ka thënë se është 'shkatërruar psikologjikisht' dhe ka pranuar se 'qau pa pushim' pas largimit të Brazilit nga Kupa e Botës me humbjen ndaj Kroacisë në çerekfinale me anë të penalltive.

Kroacia tronditi favoritët e turneut me një fitore me penallti në stadiumin Education City, duke rezervuar një vend në gjysmëfinale kundër Argjentinës.

Brazili për 90 minuta e dominoi Kroacinë por golin nuk e gjeti, përpara se një gol i mrekullueshëm i Neymar të vinte në vazhdime, për të cilin u mendua se ishte goli i fitores, por kështu nuk mendoi Kroacia.

Neymar scored a stunner to send Brazil on their way

Bruno Petkovic shpejt barazoi për Kroacinë, duke e çuar lojën në penallti, në të cilat Neymarit nuk i erdhi radha fare, pasi ishte i pesti në listë për të goditur e seria e penalltive përfundoi në rrethin e katërt, fal një paraqitje heroike nga portieri kroat, Dominik Livakovic.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain dukej i pangushëllueshëm në fushë, duke qarë pa pushim, por tani ai ka thyer heshtjen.

Neymar still had time to greet Ivan Perisic's son

Duke shkruar për 192 milionë ndjekësit e tij në Instagram, Neymar tha: “Jam i shkatërruar psikologjikisht. Kjo ishte sigurisht disfata që më lëndoi më shumë, e cila më bëri të paralizohem për 10 minuta dhe menjëherë rashë në të qara pa pushim. Do të dhemb për një kohë të gjatë, për fat të keq.

Ne luftuam deri në fund. Për këtë jam krenar për shokët e skuadrës, sepse nuk ka munguar angazhimi dhe përkushtimi. Ky grup e meritoi, ne e merituam, BRAZILI e meritoi… Por ky nuk ishte vullneti i Zotit!

Ia vlente çdo sakrificë për të ndjerë dashurinë e secilit nga brenda fushës…

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj për kombëtaren tonë. Fatkeqësisht nuk funksionoi… do të dhemb për një kohë të gjatë. Faleminderit për gjithçka Zoti im, më ke dhënë gjithçka kështu që nuk mund të ankohem. Thjesht faleminderit që më shikon. I gjithë nderi dhe lavdia janë gjithmonë për ju, pavarësisht nga rrethanat."

Neymar left an honest post on Instagram

Është e paqartë nëse 30-vjeçari Neymar do të vazhdojë të luajë edhe në Botërorin e ardhshëm pas katër vitesh, pasi më parë kishte sugjeruar se Katari mund të jetë i fundit i tij.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë u pyet sërish për këtë pas ndeshjes dhe tha: “Sinqerisht, nuk e di. Mendoj se të flasësh tani është e keqe për shkak të nxehtësisë së momentit. Ndoshta nuk po mendoj drejt. Të them se ky është fundi do të ishte e ngutshme, por as nuk garantoj asgjë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim.”

Lajme të ngjashme