Neymar në negociata për ndërprerjen e kontratës, por kërkesat financiare mbesin problemi kyç - NACIONALE

Neymar në negociata për ndërprerjen e kontratës, por kërkesat financiare mbesin problemi kyç

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Neymar është duke negociuar largimin nga Al Hilal, por kërkesat financiare po e shtyjnë marrëveshjen.

Ish ylli i Barcelonës kaloi në Arabinë Saudite në verë nga PSG, ku nënshkroi kontratë të vlefshme prej 104 milionë dollarë për vit, edhe pse ka zhvliluar vetëm shtatë ndeshje deri më tani.

Al Hilal nuk e regjistroi fare lojtarin për pjesën e dytë të sezonit, me Neymar që po negocion largimin me shpresën për t’iu bashkuar Santos në këtë janar, sidoqoftë financat duket se mbesin problemi kyç.

Në bazë të raportit së “AFP”, Neymar po kërkon vlera të larta pavarësisht që dëshiron të largohet si agjent i lirë, derisa Al Hilal preferon ta lejojë brazilianin të largohet vetëm në formë huazimi deri në qershor.

Neymar ndjeku rrugën e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas për Lindjen e Mesme, sidoqoftë e këputi ligamentin kryesor të gjurit të majtë derisa po përfaqësonte Brazilin në kualifikueset e Kupës së Botës.

Pas kësaj, ai dëmtoi gjurin sërish dhe trajneri Jorge Jesus e ka konfirmuar se lojtari ka rënë në formë.

“Ai nuk mund të luajë më në nivelin që jemi mësuar. Gjërat janë vështirësuar për të”, deklaroi së fundmi Jesus.

Një rikthim te Santos shihet opsioni i vetëm për Neymar, që është njëkohësisht golashënuesi numër një në historinë e Brazilit me 79 gola në 127 paraqitje.

Lajme të ngjashme