Neymar në formë drithëruese, barazon rekordin e Peles
Neymar është lideri i vërtetë i Brazilit në këtë Kupë të Botës. Ai arriti që ta zhbllokojë edhe rezultatin ndaj Kroacisë, duke dërguar në epërsi kombëtaren e tij prej 1:0.
Goli që shënoi kundër Kroacisë në minutën 105+1', bëri që Neymar ta barazojë rekordin e golave të shënuar nga legjenda braziliane Pele.
Deri më sot Pele mbante primatin e futbollistëve brazilianë me më së shumti gola të shënuar me fanellën e kombëtares.
Kështu që, goli i sotëm kundër Kroacisë ishte i 77-ti për Neymar me Brazilin, po aq sa kishte shënuar Pele.
HISTORY = MADE ✅
— BBC Sport (@BBCSport) December 9, 2022
🇧🇷 Neymar has equalled Pele's official men's Brazil goalscoring record of 77 goals!
Croatia 0-1 Brazil#BBCWorldCup #BBCFootball pic.twitter.com/b6DJw7lIBn
