Neymar konsideroi pensionimin pasi këputi ligamentin
Neymar e ka pranuar se konsideroi pensionimin pasi këputi ligamentin derisa po përfaqësonte Brazilin vitin e kaluar.
Sulmuesi i Al Hilalit zhvilloi vetëm 29 minuta që nga tetori i kaluar, ku pësoi një lëndim serioz në gju në humbjen 2:0 nga Uruguuai në kualifikueset e Kupës së Botës.
Duke folur në një intervistë në dokumentarin e Netflix për Ligën Saudite, 32-vjeçari tha se lëndimi në gju ishte më i keqi që ka pasur në karrierë.
“Disa ditë kur zgjohesha doja të tërhiqesha. E pranoj, ky lëndim më ka shokuar më së shumti në karrierë”.
“Isha shumë i mërzitur dhe i lodhët psiqikisht për muajin e parë. E dija që ishte serioz dhe lëndim afatgjatë. Të jesh jashtë është vështirë”.
“Fillimi i lëndimit është i komplikuar. Në fillim, ndjen vetëm dhimbje. Ndjeva vetëm dhimbje, doja të ndaloja”.
“Doja ta ktheja gjurin sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që ta rikthejë lëvizjen dhe që dhimbja të më largohej”.
Neymar pastaj shtoi se mosha bëri që ky lëndim të bëhej gjithnjë më i vështirë: “Nëse nuk i ke njerëzit e dashur në anën tënde, familjen, miqtë atëherë mund të jetë vështirë të kthehesh nga ky lëndim”.
“Vërtetë ta lodhë mendjen dhe trupin. Nuk jam 20 vjeç më, jam 31 kur më ndodhi. Jam mirënjohës që kam miqtë dhe familjen përreth”.