Neymar flet për një ribashkim të mundshëm me Messin te Inter Miami
Ylli brazilian, Neymar, ka treguar dëshirën e tij që ka për të luajtur sërish me Lionel Messin e Inter Miamit në të ardhmen e afërt.
Të dy janë miq të mirë dhe kanë luajtur së bashku në Barcelonë dhe Paris Saint-Germain, por nuk do të përballen në Kupën e Amerikës të kësaj vere pasi braziliani pësoi një dëmtim në gju tetorin e kaluar.
Që nga nënshkrimi i Messit në verën e vitit 2023, Miami ka shtuar në skuadër ish-bashkëlojtarët e tij të Barcelonës, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez.

I pyetur se Messi do t'i sjellë miqtë e tij në Inter Miami dhe nëse do të dëshironte të luante përsëri me të, Neymar tha për ESPN Argjentinë: "Shpresojmë se mund të luajmë përsëri së bashku. Leo është një person i madh, të gjithë e njohin atë në futboll dhe unë mendoj se ai është shumë i lumtur dhe nëse ai është i lumtur, jam edhe unë”.
Sulmuesi i Al Hilal, i cili nuk pritet të kthehet në veprim deri në gusht, mori pjesë në Çmimin e Madh të Bahreinit të Formula 1 të shtunën.

Neymar dhe Messi fituan titujt e ligës në PSG, por nuk arritën t'i japin klubit sukses në Ligë të Kampionëve.
32-vjeçari ka thënë se ai dhe Messi "jetuan nëpër ferr" në kohën e tyre së bashku në PSG.
Të dy lojtarët u larguan nga klubi në vitin 2023, me Messin që iu bashkua ligës MLS dhe Neymar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me skuadrën e Ligës Pro Saudite Al Hilal.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Brazilit, Neymar shprehu interes për të luajtur në MLS ndërsa ishte në PSG.

I pyetur vitin e kaluar nëse do të dëshironte të tërhiqej në Brazil, Neymar, 30 vjeç, tha në podcastin Fen ô menos: "Nuk e di. Kam disa dyshime për këtë. Nuk e di nëse do të luaj në Brazil përsëri. Do të doja të luaja në ShBA, në fakt. Do të doja të luaja atje të paktën për një sezon."