Newcastle United i 'hakmerret' Manchester Unitedit dhe ia merr vendin e tretë në Premierligë
Newcastle United i është "hakmarrë" Manchester Unitedin për humbjen e pësuar në Carabao Cup, duke e mposhtur në kuadër të xhiros së 29-të në Premierligë.
Newcastle zhvilloi lojë të shkëlqyeshme duke fituar me meritë, me rezultat komod 2:0.
Vendasit ishin të hatashëm në 45 minutat e parë duke tentuar disa herë me anë të Willock, i cili dështoi të shënonte përballë De Geas.
Manchester United në këtë pjesë nuk kishte asnjë tentim direkt në portë, por zhvilloi disa aksione të bukura por jashtë kuadradit.
Ishte Willock që shënoi me kokë pas një aksioni të shpejtë, ku Allan Saint-Maximin e asistoi për mrekulli (65').
Man United kishte rast të mirë që të barazojë rezultatin me anë të Raphael Varanes, por goditja e francezit u ndalë nga Nick Pope.
Fitoren e vulosi Callum Wilson që shënoi me kokë pas një harkimi të saktë të Kieran Trippier (88').
Tani skuadra e Eddie Howe ngrihet në pozitën e tretë me 50 pikë, derisa Manchester United bie në vendin e katër me 50 pikë gjithashtu.
Newcasstle United në xhiron e radhës do ta zhvillojë ndeshjen e pazhvilluar ndaj West Hamit, derisa Man Unitedi kundër Brentfordit.