Newcastle fiton me përmbysje ndaj Tottenhamit
Newcastle United ka shënuar fitoren e radhës, duke e mposhtur Tottenhamin në udhëtim me rezultat 2:1.
Laraskat ishin duke humbur fillimisht, por arritën ta përmbysnin rezultatin dhe pas fitores së pestë radhazi, tani janë barazuar me pikë me Chelsean e vendit të katërt.
Përballja mes Tottenahmit dhe Newcastles ishte e niveluar me londinezët që kishin posedimin e rastet në pjesën e dytë, ndërsa mysafirët zhvilluan një pjesë të parë fantastike.
Goli i parë i ndeshjes erdhi herët. Solanke e çoi në epërsi Tottenhamin vetëm pas katër minutash lojë, kur u asistua nga Porro.
⚽️ GOAL: Solanke
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 4, 2025
🏴 Tottenham 1-0 Newcastlepic.twitter.com/LT9plG0dXH
Por, reagimi ishte i shpejtë nga skuadra e Eddie Howes, pasi Anthony Gordon u asistua nga Guimaraes, për të barazuar shifrat në 1:1, në minutën e gjashtë.
⚽️ GOAL: Antony Gordon equalizer
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 4, 2025
🏴 Tottenham 1-1 Newcastlepic.twitter.com/CHZ6YrXUVn
Newcastle United shënoi edhe një herë në pjesën e parë. Kësaj radhe, sulmuesi suedez shumë në formë, Alexander Isak, u mjaftua me një prekje të lehtë, për të shënuar për 2:1 në minutën e 38-të.
⚽️ GOAL: Drăguşin wrong target !
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 4, 2025
🏴 Tottenham 1-2 Newcastlepic.twitter.com/oXUVd28LyP
Në pjesën e dytë, Tottenhami mori kontrollin total të ndeshjes, duke dominuar në posedim, por që krijoi shumë pak raste shënimi.
Deri në fund të ndeshjes, nuk pati ndryshim rezultat, me Newcastle Unitedin që mori fitoren e pestë me radhë në Premierligë, ku kanë 35 pikë nga 20 ndeshje, aq sa ka edhe Chelsea e vendit të katërt, por me një ndeshje më pak.