"Nëse do ta respektonte, ai do të ishte titullar gjithmonë", Evra mbështet prapë Ronaldon dhe kritikon Ten Hag - NACIONALE

"Nëse do ta respektonte, ai do të ishte titullar gjithmonë", Evra mbështet prapë Ronaldon dhe kritikon Ten Hag

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra thotë se trajneri Erik ten Hag nuk e respekton Cristiano Ronaldon.

Tekniku holandez nuk i dha minuta Ronaldos në fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit, derisa portugezi u zemërua duke u larguar nga fusha para kohe.

Fitorja e djeshme ishte një ndër paraqitjet më të mira deri me tani nën urdhrat e Ten Hag, por që Ronaldo nuk qëndroi deri në fund me bashkëlojtarët, duke u larguar edhe nga stadiumi.

Për këtë veprim, Ronaldo pranoi disa kritika, mirëpo që legjenda e Man United e ka mbrojtur duke insistuar se ai nuk është i lumtur me trajtimin që është duke i bërë klubi anglez.

"Do të nisja me Ronaldon. Në një intervistë Ten Hag para ndeshjes ndaj Man Cityt tregoi se nuk e futi Ronaldon në lojë shkaku i respektit për karakterin e tij".

"Nëse do ta respektonte karakterin e tij, ai sigurisht do ta luante atë në të gjitha ndeshjet".

Ndërkohë, legjenda e Arsenalit, Thierry Henry theksoi se Ten Hag duhet të bëjë zgjedhjen më të mirë për klubin.

"Nuk është e lehtë aspak për trajnerin, ai është këtu për skuadrën, jo Cristiano Ronaldon. Cristiano është pjesë e skuadrës dhe duhet të gjesh zgjidhje".

"Disa herë, ai ka luajtur pa të që është e vështirë sepse njerëzit flasin, do të flasin se çfarë ka bërë në lojë dhe jo shumë prej tyre mund të arrijnë çfarë ai ka arritur, por është situata momentale dhe jo siç ishte dikur".

Për Ronaldon ishte hera e dytë që u largua pa lejen e Ten Hag. Në korrik, 37-vjeçari u largua nga "Old Trafford" pasi u përdor si zëvendësues në miqësoren ndaj Rayo Vallecanos.

Ten Hag atë kohë e vlerësoi këtë si të papranueshme, por theksoi se portugezi nuk është lojtari i vetëm që iku më parë.

Vetëm tre ditë më parë, Ronaldo reagoi jo mirë kur Ten Hag e zëvendësoi në ndeshjen ndaj Ten Hag duke e tundur kokën.

Ten Hag e konfirmoi dje se do të merrej vesh me Ronaldon gjatë ditës së enjte.

Tekniku holandez nuk dha përgjigje kur u pyet nëse Ronaldo kishte leje që të largohet: "E kam parë atë, por nuk i fola. Do të merrem me atë nesër, jo sot. Ne do ta festojmë këtë fitore".

Me fitoren ndaj Tottenhamit, Man United renditët në pozitën e pestë në tabelë, derisa skuadra e Ten Hag është e pamposhtur në pesë ndeshje në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme