Nënpresidenti i Barcelonës: Paga e Felixit është vetëm 400 mijë euro
Nënpresidenti i Barcelonës Eduard Romeu ka zbuluar se paga e sulmuesit Joao Felix për tërë sezonin është vetëm 400 mijë euro.
Portugezi bëri presion te Atletico gjatë tërë verës që ta shisnin te Barcelona, mirëpo një marrëveshje u arrit vetëm për huazim në ditën e fundit të afatit verë.
Romeu ka zbuluar se Felix ka bërë një hap të madh për t’iu bashkuar katalunasve duke pranuar ta zbret pagën, në vetëm 400 mijë euro për sezon.
“Është e vërtetë, Joao Felix e ka zbritur pagën që të na bashkohet, dhe është vetëm 400 mijë euro”.
“Është një mesazh i fortë nga Joao”, shpjegoi ai.
Ndër të tjera, nënpresidenti i Barcelonës edhe e la mundësinë hapur që Felix të vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou” edhe sezonet e tjera.
“Pas qershorit? Shpresoj të kemi ‘problemin’ që ta konsiderojmë qëndrimin e tij edhe pas këtij sezoni”.
🚨🔵🔴 Barça vice president Eduard Romeu: “It’s true, João Félix has reduced his salary to join — and it’s €400k”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 11, 2023
“It’s a very strong message from João”.
“What happens in June? We hope to have the ‘problem’ to consider him staying beyond this season”, told @lesportiucat. pic.twitter.com/cQCilRb2WU
Këtë edicion, 23-vjeçari ka zhvilluar tetë paraqitje në të gjitha garat duke shënuar tre herë dhe dhuruar dy asistime.