Në vetëm gjashtë paraqitje, Messi bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Inter Miamit
Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka shënuar golin e nëntë të tij me fanellën e Inter Miamit, për t’u barazuar në vendin e tretë me Josef Martinez dhe Robert Taylor, në listën e golashënuesve më të mirë të, të gjitha kohërave te kjo skuadër.
Inter Miami ka avancuar në finalen e Kupës së Ligës 2023 pas fitores 4:1 ndaj Philadelphia Union të martën në mbrëmje, me Lionel Messin që ka shënuar golin e nëntë në karrierën e tij me fanellën e Inter Miamit për ta ngjitur atë në vendin e tretë të golashënuesve në të gjitha kohërat e klubit.
Messi ka kthyer plotësisht fatin e Miamit që kur u bashkua me klubin nga Paris Saint-Germain, me skuadrën e Tata Martinos tani në një seri prej gjashtë ndeshjesh të fituara, duke përfshirë fitoren me penallti ndaj FC Dallas, me kapitenin argjentinas në ekip. Në të vërtetë, ai tashmë është i treti në listën e golashënuesve të, të gjitha kohërave të skuadrës së tij, së bashku me Josef Martinez dhe Robert Taylor.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Përpara Messit në vendin e dytë është Leonardo Campana, me 16 gola, ndërsa ish-shoku i skuadrës te Argjentina së ish-sulmuesit të Barcelonës, Gonzalo Higuain është në krye të listës, pasi ka shënuar 29 gola për Inter Miami që kur u themelua në vitin 2018.
Inter Miami all time Top scorers
— Narith M (@Narith30) August 16, 2023
🇦🇷 2️⃣9️⃣ Gonzalo Higuaín (70 games)
🇪🇨 1️⃣6️⃣ Leonardo Campana (52)
🇦🇷 9️⃣ Lionel Messi (6) 🆕
🇫🇮 9️⃣ Robert Taylor (66)
🇻🇪 9️⃣ Josef Martinez (30)
🇲🇽 7️⃣ Rodolfo Pizarro (62)
🏴 7️⃣ Lewis Morgan (58)
The GOAT is 31% on the Course of All time Top Scorer pic.twitter.com/xCgBIh5CUe
‘Heronët’ do të luajnë në finalen e tyre të parë të Ligës të Kupës të dielën në mbrëmje kundër Nashville, e cili mundi Monterreyn në gjysmëfinalen e tyre.
