Në mesin e krizës së lëndimeve, drejtori mjekësor i Chelseat largohet nga klubi
Drejtori mjekësor i Chelseat, Dimitrios Kalogiannidis, ka vendosur të largohet nga klubi, pavarësisht se të kaltrit e Londrës janë duke u ballafaquar me një krizë lëndimesh në këtë sezon.
The Athletic raporton se Kalogiannidis do të largohet nga klubi, megjithëse nuk është vendosur asnjë afat kohor për largimin e tij të mundshëm. Chelsea aktualisht po përballet me një krizë të madhe lëndimesh, që do të thotë se lajmi ka ardhur si rrufe në qiell.

Sipas raportimeve, Kalogiannidis largohet për arsye familjare. Ai kishte punuar me klubin për 13 vjet, dhe u vendos në pozicionin e drejtorit mjekësor në tetor të vitit 2022. Ka pasur një sërë ndryshimesh brenda stafit mjekësor në Chelsea, pasi si Paco Bicosa ashtu edhe Thierry Laurent - kreu i departamenti mjekësor dhe shefi i fizioterapisë, përkatësisht - u larguan në shtator 2022.
Chelsea ka nëntë lojtarë aktualisht në trajtim nga lëndimi. Wesley Fofana, Reece James, Marc Cucurella, Romeo Lavia, Christopher Nkunku, Robert Sanchez, Trevoh Chalobah, Lesley Ugochukwu dhe Nicolas Jackson janë të gjithë jashtë.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Skuadra e Mauricio Pochettino përballet me Middlesbrough në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së EFL Cup të martën. Të kaltrit aktualisht janë në disavantazh, pasi humbën 1:0 në ndeshjen e parë.