"Në asnjë mënyrë" - Ideja për 'Kartonin e Kaltër' hidhet poshtë nga i pari i FIFA-s - NACIONALE

"Në asnjë mënyrë" - Ideja për 'Kartonin e Kaltër' hidhet poshtë nga i pari i FIFA-s

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i shtëpisë së futbollit botëror, FIFA, Gianni Infantino, e ka hedhur poshtë mundësinë për të sjellë revulucion në futbollin duke inkuadruar Kartonin e Kaltër.

Muajin e kaluar The Telegraph raportoi se Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) po planifikon të prezantojë kartonët e kaltër në lojë dhe mund të zbatohet që në fillim të sezonit të ardhshëm. Ndërsa raportimi pretendonte se kartonët nuk do të përdoren në garat e nivelit më të lartë, ato mund të provohen në turnetë e kupave vendase si Kupa FA dhe Kupa e Ligës, nëse Shoqata e Futbollit (FA) pranon të jetë pjesë vullnetarisht e provave. Megjithatë, FIFA e kishte hedhur poshtë idenë e sjelljes së kartonëve të kaltër në garat elitare.

FIFA makes final decision on introduction of blue card in football

Tani presidenti i FIFA-s Infantino ka mbështetur organizatën pasi ai pretendoi se "nuk ka asnjë mënyrë" që ndryshimi i rregullit të ndodhë, pasi ai u tha gazetarëve, "Kjo është një temë që nuk ekziston për ne. FIFA është plotësisht kundër kartonëve të kaltër. Unë nuk isha në dijeni për këtë temë, dhe mendoj se FIFA ka një fjalë në IFAB. Në asnjë mënyrë. Duhet të jemi serioz. Ne jemi gjithmonë të hapur për të parë idetë dhe propozimet dhe gjithçka duhet trajtuar me respekt sigurisht. Por sapo ta shikoni, duhet të mbroni edhe thelbin dhe traditën e lojës. Nuk ka kartona të kaltër."

Ndryshimi i propozuar i rregullit do të ishte përdorur si pjesë e rregullave sin-bin për të reduktuar mospajtimet e lojtarëve kundër gjyqtarëve dhe faulleve cinike. Provat do të kishin parë që një lojtar të përjashtohej për 10 minuta.

karton i kuq

Lajme të ngjashme