Ndryshime në ekipin e Kosovës, largohet Saipi – ftohet Avdyli - NACIONALE

Ndryshime në ekipin e Kosovës, largohet Saipi – ftohet Avdyli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se portieri Amir Saipi është larguar nga grumbullimi shkaku i gjendjes shëndetësore.

Portieri i Luganos nuk ka qenë në gjendje të vazhdojë përgatitjet me ekipin për përballjen e nesërme ndaj Lituanisë, prandaj është larguar.

Në vendin e tyre, përzgjedhësi Franco Foda e ka ftuar portierin Ilir Avdyli, i cili do të jetë alternativë për Aro Muricin e Visar Bekajn.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, është liruar nga grumbullimi për shkak të gjendjes shëndetësore dhe duke mos qenë në gjendje të vazhdojë përgatitjet me ekipin. Për këtë arsye, portieri i KF Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar për ta zëvendësuar dhe për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Saipi nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme stërvitore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që të lirohet nga grumbullimi”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kosova të hënën përballet me Lituaninë me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme