Ndryshime drastike te PSG, Lionel Messi dhe Neymar drejt largimit
Dy yjet Lionel Messi dhe Neymar thuhet se janë të përgatitur që të largohen nga Paris Saint-Germain.
Argjentinasit i skadon kontrata në fundin e sezonit, derisa refuzoi të diskutojë për një marrëveshje të re para Kupës së Botës, ku drejtoi Argjentinën drejt suksesit historik.
Drejtori i PSG-së, Luic Campos ka pranuar se janë në negociata me Messin për një marrëveshje të re, por së fundmi raportohet se argjentinasi është i hapur të largohet, ku ka qenë i lidhur me një rikthim te Barcelona, kalimin në MLS ose në Arabinë Saudite.
Kurse, sa i përket Neymar pavarësisht që ka kontratë deri më 2025 me opsion për një tjetër, e ardhmja e tij mbetet në dyshime.
Sipas "Foot Mercato", si Messi ashtu edhe Neymar janë duke konsideruar largimin nga "Parkun e Princave" gjatë verës.
Messi është i lirë që të vendos sapo kontrata t'i skadojë në qershor, derisa Neymar mund të shitet pasi ka prishur marrëdhënien me disa bashkëlojtarë. Përpos raportimeve të vazhdueshme për incidentet me Kylian Mbappe, thuhet se ai u përplas në dhomën e zhveshjes edhe me Vitinha dhe Huto Ekitike gjatë humbjes 3:1 ndaj Monacos.
PSG ende shpreson që ta bindin Messin për një marrëveshje të re, derisa drejtuesit nga Katari duan ta shesin Neymarin sepse janë "lodhur" nga braziliani.
Messi ka shënuar deri më tani 15 gola dhe dhuruar 14 asistime në 25 paraqitje, derisa Neymar ka regjistruar 17 gola dhe 16 asistime në 27 ndeshje.
Të dy yjet pritet të jenë titullar në përballjen ndaj Bayern Munichut, derisa Mbappe pritet të jetë në stol pasi humbi tre ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit.