“Ndoshta na ndihmon disa minuta”, Guardiola ende i pasigurt nëse Walker mund të luajë ndaj Realit - NACIONALE

“Ndoshta na ndihmon disa minuta”, Guardiola ende i pasigurt nëse Walker mund të luajë ndaj Realit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola ka paralajmëruar se mbrojtësi Kyle Walker ndoshta mund të luajë pak minuta në derbin ndaj Real Madridit.

Cityn e pret një përballje e zjarrtë të mërkurën pasi përballen me Real Madridin, për një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kamponëve me ndeshjen e parë që përfundoi me rezultat 3:3.

Walker ishte mungesa e madhe e Cityt ndaj Realit, mirëpo pritet të ketë minuta në përballjen kthyese, siç ka konfirmuar Guardiola.

Walker ndihet shumë më mirë, por të shohim në ditët në vijim. Por, është mirë. Ndihet mirë, ndoshta do të na ndihmojë disa minuta sepse është finale”.

Nuk dua ta humbasë për një kohë të gjatë. Nesër stërvitemi dhe të shohim se çka do të ndodhë”.

E di sa i rëndësishëm është Kyle ndaj lojtarëve të Real Madridit, por nuk ishte në Madrid dhe sjellja e Akanji, Stones, Dias dhe Gvardiol ishte e shkëlqyer, luajtën jashtëzakonisht mirë”.

Përndryshe, Cityt do t’i rikthehet edhe Kevin de Bruyne, i cili mungoi në përballjen e parë shkaku që kishte vjellë pak para se të niste derbi në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të ngjashme