“Ndoshta ka luajtur lojën e fundit për Unitedin”, Amorim komenton të ardhmen e Rashford - NACIONALE

“Ndoshta ka luajtur lojën e fundit për Unitedin”, Amorim komenton të ardhmen e Rashford

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ruben Amorim nuk e di ende nëse Marcus Rashford do të luajë sërish për Manchester Unitedin.

Anglezi është në negociata me AC Milanin, Borussia Dortmundin dhe disa klube tjera evropiane për huazimin e mundshëm në janar me opsion blerje në fundin sezonit.

Rashford u la sërish në shtëpi me Unitedin që triumfoi ndaj Arsenalit, kësisoj janë bërë shtatë ndeshje që ai nuk ka luajtur në fanellën e “Djajtë e Kuq”.

I pyetur nëse Rashford tashmë ka zhvilluar lojën e fundit në fanellën e Unitedit, Amorim deklaroi: “Nuk e di, nuk e di, do të shohim”.

“Është lojtar i Manchester Unitedit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

“Ai duhet të punojë për ta përfaqësuar klubin. E di që e do klubin mirëpo më duhet të marrë vendime. I kam treguar se si i bëj vendimet e mia. Është çka është. Le të vazhdojmë. Më duhet të bëj përzgjedhjen”.

AC Milani shihet si favoriti për ta kompletuar huazimin e Rashford, me Zlatan Ibrahimovic që së fundmi ka lënë hapur gjasat për një marrëveshje të mundshme.

“E njoh mirë Rashford, kam luajtur me të te Unitedi. Nuk kam pse ta bindi sepse Milani është një nga klubet më të mëdha në botë dhe të gjithë duan të vijnë këtu”.

“Nuk është marrëveshje e lehtë. Të shohim nëse do të flasim me të”, kishte deklaruar javë më parë suedezi.

Lajme të ngjashme