Ndeshja Zvicër – Kosovë do të nis në 20:30
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të fillojë nga ora 20:30, në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror.
“Dardanët” duhet me patjetër të triumfojnë ndaj Zvicrës, ngase “helvetikët” kanë dy fitore.
FBK-ja më herët njoftoi se ndeshja është shtyrë shkaku i reshjeve të borës, shkaku që ekipi mysafir nuk ka mundur të mbërrijë më kohë, por tani kanë përditësuar komunikatën duke njoftuar tifozët se do të nis me fillim nga 20:30.
Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër dhe problemeve të ekipit të Zvicrës për të qenë në kohë për këtë sfidë.
Federata e Basketbollit e Kosovës do të ju njoftojë me kohë sa i përket kësaj ndeshje.
Takimi është dashur të fillojë nga ora 19:30.
Përditësim: Ndeshja pritet të fillojë nga ora 20:30”, njofton tani FBK-ja.