Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd - NACIONALE

Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Është konfirmuar zyrtarisht se ndeshja e kthimit mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd, duke hedhur poshtë zërat e mëparshëm që sugjeronin zhvillimin e saj në Leskoc.

Federata e Futbollit të Serbisë ka njoftuar se përballja me Shqipërinë, ashtu si edhe ajo me Anglinë, do të mbahet në stadiumin kryesor të kryeqytetit serb.

“Ndeshja Serbi-Angli do të zhvillohet zyrtarisht në stadiumin Rajko Mitiq në Beograd dhe jo në Leskoc. Ne gjithashtu do ta presim Shqipërinë në stadiumin Rajko Mitiq”, thuhet në komunikatën e federatës, të cituar nga Klankosova.

Më herët ishte përfolur se takimi me Shqipërinë mund të zhvendosej në Leskoc për të shmangur incidentet e mundshme.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes dy skuadrave, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, përfundoi në barazim pa gola.

Lajme të ngjashme