Ndeshja mes ekipit të Ronaldinhos dhe Roberto Carlosit ishte festë e vërtetë golash
Ronaldinho dhe Roberto Carlos krijuan nga një skuadër futbolli me emra të njohur, për t'u ndeshur në një përballje bamirësie, të dielën.
Në stadiumin e klubit të David Beckham, Inter Miami, 'DRV PNK', fansat patën rastin të shohin legjendat e vjetër duke rikthyer kohërat e mëparshme me paraqitjet e tyre në fushën e futbollit.
Ronaldinho kishte në skuadër emra si Rafa Marquez, Patrick Kluivert e Rene Higuita, Paul Pogba, Paulo Dybala, Blaise Mautidi dhe Vinicius Jr.
Carlos në anën tjetër, kishte përfshirë në skuadrën e vet lojtarë e ish-lojtarë si Cafu, Rivaldo, Alphonso Davies, Eder Militao, Radamel Falcao, Arturo Vidal dhe Nani.
Plot 22 gola u shënuan, derisa pati momente spektakolare nga futbollistët e të dy skuadrave.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 8-5 në të mirë të skuadrës së Carlosit.
Vinicius ndërroi skuadrën duke dalë në ekipin e Carlosit, teksa shënoi për të dy dhe kundër të dyjave.
Ronaldinho feeding Vinicius Jr who scores and then follows it with the Ronaldinho celebration 🤩 🇧🇷 pic.twitter.com/sXBg922P61
— Luis Miguel Echegaray (@lmechegaray) June 19, 2022
Dybala, Rivaldo e Cafu ishte gjithashtu në mesin e golashënuesve, derisa gola shënuan edhe mra si Steve Nash, i cili është trajner i klubit nga NBA, Brooklyn Nets.
Skuadra e Carlosit fitoi në fund me rezultat 12-10.
Më poshtë, formacionet me lojtarët e të dy skuadrave:


Spektakël nga Vinicius Jr
Vinicius, shënues i golit të fitores kundër Liverpoolit në finale e Ligës së Kampionëve muajin e kaluar, nuk mundi t’u rezistonte lëvizjeve spektakolare.
Kur topi përfundoi tek ai në krahun e djathtë, Vinicius filloi ta mbante topin në ajër me kokë dhe këmbë, për ngazëllimin e turmës.
21-vjeçari qartazi ka një marrëdhënie fantastike me bashkëkombasit dhe, njejtë si Ronaldinho dhe Roberto Carlos, është mire ta shohim duke shijuar futbollin me buzëqeshje në fytyrë.
Ai ka heshtur kritikët përgjatë sezonit 2021/22 dhe tregoi se njëmend është futbollist I madh.
— ' (@rmvids4) June 18, 2022