Ndeshja historike e Kosovës, “Dardanët” me këshilla për tifozët në Sllovaki
Tifozët e Kosovës kanë dalë me një apel për krejt tifozët që kanë shkuar në Sllovaki për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen e sotme kundër Sllovakisë.
Përmes një njoftimi, “Dardanët” kanë këshilluar tifozët e kombëtares që të mos ndahen nga turma, por të qëndrojnë të bashkuar në rrugët e Bratisllavës.
Në njoftimin e tyre ata kanë treguar vendin ku është caktuar nga autoritet sllovake.
“Tashmë vetëm jeni dëshmitarë të numrit të jashtëzakonshëm e të papërshkrueshëm të tifozëve tanë që kanë marshuar drejt rrugëve të Bratisllavës qysh nga dje. Interesim që rrëqeth trupin e çdo shqiptari sot. Andaj, për të shkuar gjithçka mbarë dhe në kuadër të të gjitha kshillave nga autoritetet sllovake që kemi pranuar, duam që t'ju apelojmë për disa gjëra. Në radhë të parë, të dashur shqiptarë, si ju që jeni anëtarë të tifogrupit tonë, si të tjerët, ju lutemi që ta respektoni ardhjen në vendtakimin e përcaktuar për tifozët tanë nga ora 14:00 deri në ora 17:45, e që siç ju kemi paralajmëruar ditë më parë, adresa është kjo: 📍 Gelato Point, Laurinská 780/2, 811 01 Starë Mesto, Slovakia”, është thënë në njoftimin e “dardanëve”.