Ndërpritet ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës
Pas 35 minutave të zhvilluara në Signal Iduna Park të Dortmundit mes Gjermanisë dhe Danimarkës, gjyqtari kryesor i takimit Oliver, ka vendosur ta ndërpresë përkohësisht ndeshjen, për shkak të kohës së keqe që po mbizotëron.
Gjermania dhe Danimarka po përballen në kuadër të 1/8 së finales në EURO 2024, ku njëra prej tyre do të sigurojë biletën për në çerekfinale.
Në 35 minuta lojë, Gjermania ishte më kërkuese, duke pasur më shumë raste shënimi, por edhe danezët arritën të rrezikonin mjaft shumë në një rast.
Skuadra e Julian Ngalesmann madje arriti të shënonte një gol, i cili u anulua më pas nga gjyqtari kryesor.
Goal: Nico Schlotterbeck | Germany 1-0 Denmark | 🅰️ Toni Kroospic.twitter.com/dNGlihm0GR
— PushGoals (@PushGoals) June 29, 2024
Deri në ndërprerjen e ndeshjes, gola nuk pati dhe deri në një vendim tjetër, skuadrat do të jenë brenda dhomave të zhveshjes.
Arsyeja e ndaljes së ndeshjes janë kushtet atmosferike që po mbizotërojnë në qytetin e Dortmundit.