Ndalet Interi, barazon me Bolognan në San Siro - NACIONALE

Ndalet Interi, barazon me Bolognan në San Siro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hovi i Interit është ndalur. Zikaltrit kanë barazuar në shtëpi ndaj Bolognas me rezultat 2:2, ani pse po avanconin me dy gola vetëm pas 13 minutave të para të takimit.

Skuadra e Simone Inzaghit nuk ka arritur ta ruajë rezultatin për të vazhduar formën e mirë sezonale, duke u pajtuar vetëm me një pikë në shtëpi.

Zikaltrit e filluan furishëm takimin, me Francesco Acerbin që shënoi me kokë në minutën e 11-të pas harkimit nga këndi nga Hakan Calhanoglu.

Dy minuta më vonë ishte Lautaro Martinez që shënoi gol të mrekullueshëm nga një distancë e largët për 2:0, por kaq ishte nga Interi në këtë takim.

Riccardo Orsolini ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 19-të nga pika e bardhë, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

45 minutat e dyta ishin tejet të plogështa nga të dy skuadrat, por mysafirët arritën të shënon edhe një herë, duke marrë një pikë shumë të vlefshme në San Siro.

Zirkzee shënoi në minutën e 52-të, pas asistimit të Fergusonit, për rezultatin 2:2.

Kështu u mbyll takimi, me Interin që mbetet në pozitën e parë, por tani rrezikon ta humbë atë nga Milani që ka vetëm një pikë më pak me një ndeshje që do ta zhvillojë sot ndaj Genoas. Në anën tjetër Bologna gjendet në vendin e tetë.

Lajme të ngjashme