NBA: Utah Jazz e mposhtin Sacramento Kings, Curry shkëlqen në fitoren e Warriors - NACIONALE

NBA: Utah Jazz e mposhtin Sacramento Kings, Curry shkëlqen në fitoren e Warriors

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshjet e së martës në NBA ishin aksion i vërtetë. Utah Jazz shënoi fitore ndaj Sacramento Kings me rezultat 128-124, në Vivint Arena.

Pavarësisht se ishin pa Lauri Markkanen, Jordan Clarkson dhe Collin Sexton, Jazz përmbyllën natën me tetë lojtarë me pikë dyshifrore duke e mposhtur vendin e dytë në konferencën Perëndimore.

Ochai Agbaji theu rekordin e karrierës së tij me 27 pikë, pesë kërcime, tri asiste dhe gjashtë trepikësh. Kelly Olynyk ishte një ‘thikë zvicerane’ për Jazz, me 19 pikë, 10 kërcime dhe 8 asistime.

Jazz janë në vendin e 11-të në konferencën perëndimore 35-36, ndërsa Kings janë në një ndër sezonet më të mira në vendin e dytë, me një rekord 43-28.

Golden State Warriors shënuan fitore ndaj Huston Rockets me rezultat 121-108. Stephen Curry shkëlqeu me 30 pikë, 7 kërcime, 5 asistime, 5 trepikësh.

Është bërë kohë e gjatë. Nuk e mbaj mend ndeshjen e fundit që e kemi fituar mysafir”, tha trajneri Steve Kerr.

Për Warriors janë bërë tre muaj nga fitorja e fundit si mysafir. Warriors janë në vendin e gjashtë në konferencën perëndimore, kanë qenë të mirë në shtëpi këtë sezon 29-7 por kanë pasur problem si mysafir.

Philadelphia 76ers nuk arritën të fitonin ndaj Chicago Bulls. Bulls rrëmbyen fitoren nga ekipi i tretë në tabelë me rezultat 109 -105. Lojtari i ndeshjes ishte Demar Derozan me 25 pikë, 8 kërcime dhe 3 vjedhje topash.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe mes Minnesota Timberwolves dhe New York Knicks. Timberwolves shënuan fitore me rezultat 140-134. Wolves e filluan dhe e përmbyllën ndeshjen pasi në çerekun e dytë dhe të tretë dominuan NY Knicks. Lojtari i ndeshjes ishte Taurean Prince me 35 pikë, 5 kërcime dhe 8 trepikësh.

Charlotte Hornets shënuan fitore 115 – 109 ndaj Indiana Pacers. Pacers filluan mirë ndeshjen por në pjesën e dytë më të mirë u treguan Hornets që rezultoi edhe me fitore. Lojtari i ndeshjes ishte Kelly Oubre JR me 28 pikë, 4 vjedhje topash dhe 3 trepikësh. Pacers janë në vendin e 12 në tabelë, dy më lartë se Hornets.

Memphis Grizzlies shënuan fitore ndaj Dallas Mavericks, fitore e dominuar në të dyja pjesët. Lojtari i ndeshjes ishte Santi Aldama duke thyer rekord personal me 22 pikë dhe 14 kërcime./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme