NBA: Stephen Curry i udhëheq Warriors drejt triumfit me përmbysje kundër Pelicans - NACIONALE

NBA: Stephen Curry i udhëheq Warriors drejt triumfit me përmbysje kundër Pelicans

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nata e mbrëmshme në NBA ishte shumë befasuese. Duke filluar nga humbja e Boston Celtics ndaj Washington Wizards. Celtics konsiderohet një nga ekipet më të mira këtë sezon në vendin e dytë në tabelë u mposht nga vendi i 11-të në Konferencën Lindore me rezultat 111-130.

Celtics filluan dhe e përfunduan ndeshjen me të njëjtin ritëm, duke mos dominuar në asnjërin çerek. ‘Bisha’ që Celtics tregon ndaj ekipeve të mëdha nuk u shfaq mbrëmë. Wizards kishin një ndër ndeshjet më të mira në sezon. Kristaps Porzingis u zgjodh lojtari i ndeshjes me 32 pikë, 13 kërcime, 6 asistime dhe 3 trepikësh.

Golden State Warriors u rikthyen më të fuqishëm së kurrë. Warriors shënuan fitore ndaj New Orleans Pelicans me rezultat 120-109. Stephen Curry padyshim që ishte ylli i mbrëmjes me një statistikë prej 39 pikëve, 8 kërcimeve, 8 asistime, 3 vjedhje topash dhe 8 trepikësh.

Cleveland Cavaliers pësuan humbje ndaj Atlanta Hawks me rezultat 118-120. Hawks që radhiten në vendin e tetë, forcuan edhe më shumë pozitën e tyre në playins me lojën e fituar ndaj Cavaliers që radhiten në pozitën e katërt në Konferencën Lindore. Lojtari i ndeshjes u zgjodh De Jounte Murray me 29 pikë, 4 kërcime, 5 asistime dhe 3 trepikësh.

Befasia e radhës ishte nga Charlotte Hornets që shënuan fitore ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 137-134. Hornets me këtë fitore ndihmuan Lakers që të shijojnë edhe më shumë pozitën e 9-të në tabelë sepse Thunder pozicionohen menjëherë në vendin e 10-të. Sekondat e fundit ishin të tensionuara, Nick Richards shënoi tre pikët e fundit një nga gjuajtja e lirë dhe një ‘jumpshot’ për të fituar ndeshjen. P.J. Washington shënoi rekord në karrierë me 43 pikë, 6 kërcime, 5 asistime dhe 5 trepikësh.

Memphis Grizzlies shënuan fitore ndaj Orlando Magic me rezultat 113-108. Në pamje të parë dhe në bazë të statistikave Grizzlies do të shënonin fitore me lehtësi por ja që Magics ndeshjet e fundit po bën ‘magji’. Loja ishte shume emocionuese dhe në çerekun e fundit Magics për pak sa nuk rrëmbyen fitoren. Desmond Bane përsëri shkëlqeu me 31 pikë, 4 kërcime, 5 asistime, 3 vjedhje topash dhe 3 trepikësh.

Miami Heat pësoj humbje ndaj Toronto Raptors me rezultat 92-106. Miami ishin më të mirë vetëm në cerekun e fundit po që nuk ishte e mjaftueshme edhe pse janë 2 pozita më lart se sa Raptors. Scottie Barnes u zgjodh lojtari i ndeshjes me 22 pikë, 7 kërcime, 12 asistime (më së shumti në karrierë) dhe 3 vjedhje topash./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme