NBA play-offs: Warriors i mbajnë gjallë shpresat me fitore ndaj Lakersave
Golden State Warriors i kanë mbajtur gjallë shpresat për të arritur në finale të Konferencës Perëndimore pasi i mposhtën Los Angeles Lakersat në San Francisco.
Kampionët në fuqi të NBA-së fituan 121-106 për ta ngushtuar në 3:2 epërsinë e Lakersave në ndeshje dhe tani shpresojnë në një fitore tjetër për ta çuar përballjen në ndeshjen e shtatë vendimtare.
Stephen Curry shkëlqeu me 27 pikë, ndërsa Andrew Green i shtoi 25 sosh.
Lakersat e kanë një mundësi tjetër për të kaluar në finale nëse fitojnë të premten në LA.
Megjithatë, ata mund të jenë pa qendrën kryesore Anthony Davis, i cili mori një goditje në kokë nga Kevon Looney i Warriors dhe u detyra të largohet nga palestra menjëherë.
LeBron James ishte më i miri të Lakers me 25 pikë dhe me nëntë rebounds, aq sa kishte Davis.
Ndërkohë, New York Nicks e shmangën eliminimin duke e mundur Miami Heatin me rezultat 112-103 në Madison Square Garden.
Njëlloj sikur Warriors, edhe ata janë duke humbur 3:2 me ndeshje në kërkim të finales së parë të konferencës që nga viti 2000.
Jalen Brunson ishte i mrekullueshëm me 38 pikë, derisa ai dhe Quentin Grimes u bënë lojtarët e parë të Nicks që nga vitit 1972 që i luajnë 48 minutat e plotë në një ndeshje play-off’i.