NBA play-off: Boston Celtics e vazhdon rikthimin kundër Miamit me fitore të madhe - NACIONALE

NBA play-off: Boston Celtics e vazhdon rikthimin kundër Miamit me fitore të madhe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boston Celtics e ka vazhduar rikthimin kundër Miami Heat në finalen e Konferencës Lindore duke e arritur fitoren e dytë radhazi të enjten.

Basketbollistët e Celtics i shënuan 16 tre pikësha për ta siguruar fitoren 110-97 dhe për ta ngushtuar epërsinë e Miamit në 3:2.

Asnjë ekip i NBA-së nuk ia ka dalë të rikthehet nga një disavantazh prej 3:0 për ta fituar serinë me shtatë ndeshje.

“Askush nuk mund të na ndalë pos vetes tonë”, tha Jaylen Brown.

Me 21 pikë, Brown ishte njëri prej katër lojtarëve të Bostonit që shënuan pikë dyshifrore, me Derrick White që kishte më së shumti, 24. Marcus Smarti i shtoi 23, ndërsa Jayson Tatum 21.

“Sonte ne ishim ekip më i fortë. E treguam këtë nga fillimi deri në fund”, shtoi Brown.

Duncan Robinson i shënoi 18 pikë për Miamin por njeriu kryesor Jimmy Butler vuajti për ta gjetur ritmin, duke kontribuuar vetëm me 14 pikë dhe qëndroi në stol shumicën e çerekut të katërt.

Tri herë kampionit të NBA-së Miamit i duhet vetëm edhe një fitore për ta arritur finalen e shtatë të NBA-së dhe të parën që nga viti 2020, dhe mundësinë për ta bërë këtë do ta ketë në palestrën e vet të shtunën.

“Ne thjesht duhet të luajmë më mirë. Ta nisim ndeshjen më mirë, t’ua vështirësojmë atyre punën”, tha Butler.

Lajme të ngjashme