NBA: Nuggets mposhtin 76ers, Kings pësojnë disfatë ndaj Timberwolves
Derbi i së hënës mbrëma në NBA ishte mes Denver Nuggets dhe Philadelphia 76ERS. Përballja mes liderit të Konferencës Perëndimore dhe vendit të tretë të Konferencës Lindore përfundoi me rezultat 111-116 në të mirë të Nuggets.
Nuggets ishin më të mirë në çerekun e parë dhe në atë të tretë, duke dominuar me +10 pikë, edhe pse në çerekun e fundit ishin më të dobët, përsëri rrëmbyen fitoren. Dominuan në çdo aspekt të ndeshjes, me trepikësh, me bllokada, me vjedhje topash dhe me kërcime. Ylli i ndeshjes ishte përsëri Nikola Jokic me 25 pikë, 17 kërcime dhe 12 asistime.
Minnesota Timberwolves shënuan fitoren e radhës ndaj Sacramento Kings me rezultat 119-115. Ishte ndeshje shumë e tensionuar, ujqërit ishin në epërsi 112-105 dhe dukej se Kings do te mundin të përmbysnin rezultatin por që dështuan. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Rudy Gobert me 16 pikë, 16 kërcime dhe 4 asistime.
Dallas Mavericks shënuan fitore 127-104 ndaj Indiana Pacers. Derbi i playins ishte mjaftë interesant, Pacers kishin mundësinë të hynin në top 10-she por dështuan. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Luka Doncic me 25 pikë, 7 kërcime, 6 asistime dhe katër trepikësh.
Lideri i konferencës lindore Milwaukee Bucks shënuan fitore të lehtë ndaj Detroit Pistons me rezultat 126-117. Bucks dominuan gjatë gjithë ndeshjes në çdo aspekt. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Khris Middleton me 34 pikë, 8 kërcime dhe pesë asistime.
Houston Rockets shënuan humbje në shtëpi ndaj New York Knicks me rezultat 115-137. Knicks dominuan në të dyja pjesët dhe ishte fitore më se e merituar. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Immanuel Quickley duke shënuar rekord të pikëve maksimale në karrierë 40 pikë, 9 asistime dhe 5 trepikësh.
Phoenix Suns shënuan fitore ndaj Utah Jazz me rezultat 117-103. Suns radhiten në vendin e katër në tabelë në Konferencën Perëndimore ndërsa Jazz në vendin e 12 në pot të njëjtën konferencë. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Devin Booker me 24 pikë, 7 kërcime, 5 asistime dhe 2 vjedhje topash.
Chicago Bulls pësuan disfatën e radhës këtë herë ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 112-124. Bulls ishin më të mirë në çerekun e parë dhe të fundit po që në çerekun e dytë dhe të tretë kishin diferencë deri në 10 pikë gjë që ndikoi në rezultatin përfundimtar. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Nicolas Batum me 24 pikë, 5 asistime, 2 vjedhje topash dhe 8 trepikësh.
Portland Trail Blazers pësuan disfatën me rezultatin më të thellë të mbrëmjes ndaj New Orleans Pelicans, 124-90. Blazers vetëm çerekun e fundit shënuan më shumë se 20 pikë. Pelicans janë në vendin e 8-të në tabelë duke siguruar gjithmonë e më shumë playins. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Brandon Ingram me 29 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime./Orselina Lazraj/