NBA: Celtics pësojnë disfatë befasuese kundër Rockets - NACIONALE

NBA: Celtics pësojnë disfatë befasuese kundër Rockets

3 vjet më parë

nga NACIONALE

NBA ishte e mbushur përplot me surpiza dhe ndeshje interesante në fillimin e javës së 22-të.

Fillimisht humbja e ekipit të dytë në tabelë në konferencën lindore Boston Celtics, kundër Houston Rockets, që radhiten në vendin e fundit në konferencën perëndimore, me rezultat 109:111, ishte më befasuesja. Jabari Smith JR. ishte lojtari i ndeshjes me 24 pikë, përfshirë pesë trepikësh, dhe 11 kërcime.

Milwaukee Bucks shënuan fitore ndaj Sacramento Kings me rezultat 133:124. Bucks vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë me 2 pikë epërsi nga vendi i dytë Celtics. Lojtari i ndeshjes ishte Giannis Antetokounmpo me 46 pikë, 12 kërcime dhe 4 asistime.

Golden State Warriors fitoi me 9 pikë epërsi ndaj Phoenix Suns, 112:123. Çereku i parë ishte një mbizotërim i thellë për Warriors, 21:43. E në çerekun e dytë dhe të tretë ekipi Suns u këndellën duke fituar 37:32 dhe 30:23, por jo mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen. Lojtari i ndeshjes ishte Klay Thompson me 38 pikë, 5 kërcime dhe 8 trepikësh.

Për Minnesota Timberwolves ishte ndeshje e rëndësishme që rezultoi me fitore ndaj Atlanta Hawks me rezultat 136:115. Në këtë ndeshje shkëlqeu Anthony Edwards me më së shumti pikë të shënuara, 32, 8 kërcime dhe 5 asistime. Ujqërit janë në vendin e 7-të në tabelë në konferencën perëndimore ndërsa Skifterët janë në vendin e 8-të në konferencën lindore.

Miami Heat shënoi fitore ndaj ekipit të 12-të në tabelë Utah Jazz, 119:115 dhe radhitet në vendin e 7-të në konferencën lindore. Lojtari i ndeshjes ishte Jimmy Butler me 24 pikë, 8 kërcime, 4 asistime.

Memphis Grizzlies shënuan fitore të lehtë kundër Dallas Mavericks. Ekipi i dytë në tabelë në konferencën perëndimore dominoi pothuajse të gjithë ndeshjen gjë që rezultoi me fitore 104:88, pra 16 pikë epërsi. Lojtari i ndeshjes ishte Desmond Bane me 23 pikë, 7 kërcime, 7 asistime dhe 3 trepikësh.

Indiana Pacers pësuan humbje ndaj Detriott Pistons me rezultat 117:97. Pacers radhiten në vendin e 12-të në tabelë, ndërsa Pistons në vendin e fundit në tabelë. Lojtari i ndeshjes ishte James Wiseman me 18pikë, 14 kërcime dhe 3 bllokada, që ishte rekord në karrierën e tij.

Mëngjesin e së mërkurës pritet të zhvillohen 8 ndeshje të tjera. Los Angles Lakers kundër New Orleans Pelicans, Denver Nuggets kundër Toronto Raptors, New York Knicks kundër Portland Trai Blazers. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme