NBA: Bucks dhe Lakers dhurojnë spektakël në ndeshjet e së mërkurës. - NACIONALE

NBA: Bucks dhe Lakers dhurojnë spektakël në ndeshjet e së mërkurës.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të mërkurën mbrëma ishin 10 ndeshje në program në NBA. Los Angelos Lakers shënuan fitore ndaj Chicago Bulls me rezultat 121-110. Në ndeshjen e parë pësuan humbje por këtë radhë u rikthyer më të fortë. Lakers dominun gjatë gjithë lojës, ishin më të përqendruar dhe luftuan më fortë në dallim në ndeshjen e kaluar ndaj Bulls, e me këtë fitore u radhiten në vendin e tetë në tabelë.

Anthony Davis ishte në formën e tij të shkëlqyer me 38 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime me ç’rast u zgjodh lojtari i ndeshjes.

Milwaukee Bucks lideri i konferencës lindore shënoi fitore ndaj Indiana Pacers me rezultat 149-136 dhe nuk e humbën mundësinë të luajnë si në stërvitje. Pacers nuk u dorëzuan deri në fund dhe gjithashtu bënë lojë të shkëlqyer, e çerekun e dytë e përfunduan me barazim (39-39). Jrue Holiday u zgjodh lojtari i ndeshjes dhe theu rekordin e tij personal në karrierë me 51 pikë, tetë kërcime, tetë asistime dhe tre trepikësh.

Los Angeles Clippers shënuan fitore shumë të rëndësishme ndaj Grizzlies me rezultat 141-132. Grizzlies gjenden në pozitën e dytë dhe Clippers në pozitën e pestë u afrohen më shumë Suns. Çerekun e parë Grizzlies ishin në avantazh vetëm një pikë dhe Clippers u këndellën duke dominuar në pjesën e dytë të lojës. Rusell Westbrook u rikthye më i fortë se kurrë duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes me 36 pikë, dhjetë asistime dhe katër kërcime.

Minnesota Timberwolves pësuan disfatë ndaj Phoenix Suns me rezultat 100-107. Në të gjithë pjesën e parë ujqërit dominuan por Suns u rikthyer edhe më ashpër duke rrëmbyer fitoren. Me këtë fitore Suns qëndrojë para Clippers në vendin e katërt. Përsëri Devin Booker ishte më i miri me 29 pikë, pesë asistime dhe tre kërcime.

Oklahoma City Thunder shënuan fitore me plot mund ndaj Detroit Pistons me rezultat minimal 107-106. Ndeshje ishte dramatike pasi Thunder iu nevojiten të gjitha ndeshjet fitore sepse janë në skaje të playins në vendin e dhjetë. Në sekondat e fundit Jalen Williams kaloi në epërsi duke i siguruar fitoren Thunders për të qëndruar në vendin e dhjetë. Williams u zgjodh lojtari i ndeshjes me 27 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asiste.

Sacramento Kings shënuan fitore të pastër ndaj Trail Blazers me rezultatin më të thellë të mbrëmjes 120-80. Ishte një ndeshje e dominuar nga Kings gjatë të dyja pjesëve. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Malik Monk me 19 pikë, gjashtë asistime, gjashtë kërcime dhe pesë trepikësh.

Dallas Mavericks nuk arritën të shënojnë fitore ndaj Philadelpia 76ERS me ç’rast mbesin jashtë playins. 76ERS fituan me rezultat 116-108. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Joel Embiid me 25 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime.

New York Knicks shënuan fitore ndaj Miami Heat me rezultat 101-92. Knicks dominuan pjesërisht lojën ku edhe triumfuan në fund. Knicks radhiten në pozitën e pestë dhe me këtë fitore ikin tre pikë para Nets. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Quentin Grimes me 23 pikë, tetë kërcime, katër asistime dhe pesë trepikësh.

Brooklyn Nets triumfuan ndaj Huston Rockets me rezultat 123-114. Nets me fitoren e mbrëmshme nuk mundën të dilnin para Knicks. Rockets ishin më të mirë në fillimin e pjesës së dytë po që nuk mbajtën të njëjtin ritëm edhe në vazhdimin e në çerekun e fundit. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Cameron Johnson me 31 pikë, shtatë kërcime, pesë asistime dhe pesë trepikësh.

Utah Jazz shënuan fitore ndaj San Antonio Spurs me rezultat 128-117. Jazz ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes. Talen Horton Tucker theu rekord karriere me 41 pike gjithashtu edhe me gjashtë trepikësh, duke vazhduar me katër kërcime dhe pesë asistime. Jazz radhiten në vendin e 12 në tabelë në konferencën perëndimore. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme