Napoli vazhdon me fitore, triumfon ndaj Lecce - NACIONALE

Napoli vazhdon me fitore, triumfon ndaj Lecce

1 vit më parë

nga NACIONALE

Napoli ka regjistruar një tjetër fitore në Serie A, këtë herë ndaj Lecces, e vlefshme për xhiron e nëntë.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte triumfoi me rezultat minimal 1:0.

Napoli ishte skuadër shumë më e mirë nga fillimi, ku në fakt shënuan përmes Giovanni di Lorenzos, megjithatë goli pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.

Scott McTominay gjithashtu kishte një mundësi të mirë shënimi por nuk e finalizoi, derisa Lecce rrezikoi me Federico Baschirotton, mirëpo edhe kjo larg konkretizimit.

Dallimin e bëri Giovanni di Lorenzo, i cili u gjend në vendin e duhur duke përfituar nga një top i kthyer për t’ia dhuruar Napolit pikët e plota (73’).

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani zhvilloi një tjetër paraqitje solide nga minuta e parë.

Napoli me këtë triumf vazhdon si lider i vetëm në Serie A me 22 pikë të mbledhura, derisa Lecce renditet në pozitën e parafundit me pesë sosh.

Lajme të ngjashme