Napoli ndalet nga Union Berlini - NACIONALE

Napoli ndalet nga Union Berlini

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Napoli nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Union Berlinit, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Napolitanët” dominuan shumicën e kohës mirëpo që rezultati përfundimtar rezultoi të jetë 1:1.

Frank Anguissa kaloi Napolin në epërsi pas një asistimi të Di Lorenzos, mirëpo pas rishikimit të VAR-it u anulua shkaku i një faulli në sulm (30’).

Vetëm nëntë minuta më vonë, Napoli kaloi në epërsi – këtë herë me anë të Matteo Politanos që ishte në vendin e duhur duke shënuar një gol me kokë (39’).

Union Berlin ishte skuadër më e qetë por me një kundërzbritje të shpejtë arriti ta barazojë rezultatin.

David Datro Fofana u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer duke shënuar lehtësisht nga afërsia (52’).

Napoli vazhdoi të krijonte më shumë aksione ku një rast të mirë e kishte edhe kapiteni Amir Rrahmani, por dështoi të shënonte me kokë.

Kështu, Napoli numëron shtatë pikë në grupin C derisa Union Berlin qëndron në fund me një sosh.

Lajme të ngjashme