Napoli me vështirësi ndaj Empolit, Wolfsburg befason Dortmundin
Napoli ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Empolit (2:0), derisa Wolfsburg ka arritur ta mposht Borussia Dortmundin (2:0).
"Napolitanët" që po kalojnë formë të mahnitshme këtë edicion, kanë vazhduar me rekordin pozitiv duke triumfuar me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A, kundër Empolit.
Nga fillimi i ndeshjes, vendasit ishin dukshëm më të mirë duke pasur mbi 70 për qind të posedimit, por deri vonë nuk e gjetën rrugën drejtë golit.
Pjesa e parë përfundoi ashtu sic nisi, pasi asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet e shumta.
Ishte Hirving Lozano që kaloi vendasit në epërsi duke shënuar nga pika e bardhë, një penallti të cilën e shkaktoi Razvan Marin me një ndërhyrje brenda zonës (69').
Vetëm pesë minuta më vonë, për mysafirët situata veçse u vështirësia kur Sebastiano Luperto u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, prandaj u largua nga fusha.
Fitoren e Napolit e vulosi krejt në fund Piotr Zielinski me një gol të bukur pas një pasimi të shkëlqyeshëm të Lozanos (88') - VIDEO.
Empoli kishte një rast të mirë në fund përmes Nedim Bajramit, por që Alex Meret arriti ta ndalë.
Kështu, Napoli vazhdon të jetë i pamposhtur në kampionatin italian duke qenë lider me 38 pikë, derisa Empoli renditët në pozitën e 14-të me 14 sosh.
Në anën tjetër, Wolfsburg ka bërë befasinë duke shënuar fitore në shtëpi ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2:0.
Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Mickey van de Ven kaloi vendasit në epërsi me një gol nga afërsia (6') - VIDEO.
Dortmund pastaj kishte raste të shumta shënimi, por që assesi nuk ia dolën t'i finalizojnë.
Pjesa e dytë mund të thuhet që i takoi Wolfsburgut, të cilët rrezikuan më së shumti dhe ishte Lukas Nmecha që i dha goditjen finale në minutat shtesë (90+2').
Dortmund renditët tani në pozitën e katërt me 25 pikë, derisa Wolfsburg ngritët në pozitën e tetë me 20 sosh.