Napoli gjen zëvendësuesin e Osimhenit, identifikon pesë sulmues
Sulmuesi Victor Osimhen pritet që në verë të bëhet me skuadër të re, andaj Napoli veçse ka nisur të përgatitur duke krijuar një listë me pasuesit e mundshëm.
Ylli nigerian ka një klauzolë lirimi prej 130 milionë eurove në fundin e sezonit, ku me këto para Napoli do ta gjente lehtë zëvendësuesin adekuat.
Sipas “TMW”, Napoli është duke shikuar nga afër pesë lojtarë të cilët shihen si adekuatët për ta zëvendësuar Osimhenin.
Jonathan David i Lille, Victor Boniface i Bayer Leverkusenit, Joshua Zirkzee i Bolognas, Santiago Gimenez i Feyenoordit dhe Benjamin Sesko i RB Leipzigut janë në “radarin” e Napolit.
Ndër të tjera, asnjëri prej tyre nuk do të kushtojë mbi 50 milionë euro kësisoj Napoli do të dilte në fitim me shitjen e nigerianit.
Osimhen në intervistën e fundit për “CBS” njoftoi se ka vendosur tashmë se çfarë do të bëjë në verë, duke lënë të hapur mundësinë që të largohet nga “Stadio Maradona” në qershor pavarësisht që nënshkroi kontratë të re deri më 2026 vetëm disa javë më parë.
Chelsea mbetet favorit kryesor dhe skuadra e vetme që është e gatshme t’ia paguajë klauzolën e lirimit në vlerën e 130 milionë euro.
Ndërkohë, interesim kanë shprehur edhe Arsenal dhe Man Unitedi.